Dy nga pjesëtarët e familjes Jashari, Murati dhe Bekimi, kanë thënë se nuk kanë ambicie për të ushtruar poste politike, duke mohuar kështu se do të jenë kandidatë për postin e presidentit të vendit.
Profesori Kolë Krasniqi, tha se vendit i duhet një president që gëzon besimin e partive kryesore politike, por edhe përkrahjen e pakontestueshme të shteteve aleate, sidomos të BE-së, ShBA-së dhe NATO-s, raporton Klankosova.tv.
“Pa mbështetjen politike të këtyre subjekteve, asnjë aktivitet politik i kujtdo qoftë nuk mund të realizohet me një sukses të dëshiruar, i cili duhet të kurorëzohet me vendosjen meritore të pozicionit të Kosovës në BE dhe në aleancat perëndimore”, tha Krasniqi në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Ai tha se personi që synon postin e presidentit duhet të ketë kredibilitet të pakontestuar.
Krasniqi tha ose duhet të gjendet një kandidat nga akademia, ose personalitet që ka vlera të larta kombëtare, siç janë nga familja Jashari, por thotë se ata u tërhoqën.
“Unë besoj që bënë mirë që u tërhoqën”, deklaroi profesori Kolë Krasniqi.
Ndiqeni deklaratën e tij:


