Playground Games do të prezantojë vitin e ardhshëm pjesën e ardhshme të franëshizës “Forza Horizon”, dhe këtë herë ngjarja do të zhvillohet në Japoni.
Edhe pse pritej që “Forza Horizon 6” të shpallej gjatë transmetimit të Xbox Tokyo Game Show gjatë ditës, llogaria zyrtare në Instagram e Forza Horizonit zbuloi lajmin përmes një videoje promovuese (trailer).
“Festivali Horizon shkon në Japoni”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram, e cila gjithashtu konfirmon se loja do të dalë në vitin 2026.
Videoja promocionale gjithashtu zbulon se “Forza Horizon 6” do të jetë e disponueshme në Xbox Game Pass dhe si titull “Xbox Play Anywhere”.
Konfirmimi se “Forza Horizon 6” do të dalë në vitin 2026 tregon se viti i ardhshëm do të jetë tejet i ngarkuar për Xbox, dhe veçanërisht për Playground Games.
Shefi i Xboxit, Phil Spencer, kishte zbuluar më herët këtë vit se seria e radhës e Forzas do të mbërrinte në vitin 2026. Përveç kësaj loje, pritet të publikohen edhe “Gears of War: E-Day”, remaster-i i “Halo CE”, si dhe “Fable” nga vetë Playground Games.
“Forza Horizon 6” do të debutojë një vit pas prezantimit të versionit të mëparshëm, “Forza Horizon 5”, për PS5.
Video-loja, e cila është katër vjeçare, arriti të ngjitej në krye të dyqanit PlayStation të Sonyt dhe u bë një nga lojërat më të njohura të PS5 për këtë vit. /Telegrafi/