Janjiq: Parada ushtarake krijesë e Vuçiqit kundër fqinjëve (VIDEO)

Janjiq: Parada ushtarake krijesë e Vuçiqit kundër fqinjëve (VIDEO)

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka thënë se parada ushtarake nën sloganin “Fuqia e Unitetit” në Serbi është mbajtur për të treguar fuqi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai ka pohuar se parada është më së paku ngjarje ushtarake, ajo vjen në kohën kur në Serbi për muaj të tërë ka protesta anti-qeveritare.

“Kjo paradë është një manifestim i ri fuqisë, dhunës së ushtrisë, dhe në një mënyrë Aleksandar Vuçiq, e bënë këtë për të treguar fuqi në fushën e sigurisë, ndaj fqinjëve, kroatëve e sllovenëve, pastaj Kosovës, Shqipërisë, që në fakt janë NATO”.

“Ky dimension fshihet, por megjithatë shkruan në shpjegimin e kësaj ngjarjeje. Mbi të gjitha kjo është më së paku ngjarje ushtarake. Dhe ngjarja nuk shënon asgjë të rëndësishme që ka ndodhur. Dhe ky është një mision pa asnjë mundësi që të del i suksesshëm”, ka thënë Janjiq. /Klankosova.tv

The post Janjiq: Parada ushtarake krijesë e Vuçiqit kundër fqinjëve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.