Friday, February 13, 2026
spot_img
HomeLajmeJanina Ymeri pyet KEK-un: Çka po ndodhë? Të gjitha blloqet e TCA...

Janina Ymeri pyet KEK-un: Çka po ndodhë? Të gjitha blloqet e TCA kanë zero gjenerim

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka parashtruar pyetje për Korporatën Energjetike të Kosovës, lidhur me raportimet se të gjitha blloqet e termocentralit Kosova A kanë dalë jashtë funksionit.

“Pyetje për Korporata Energjetike e Kosovës Sh.a/ KEK Sh.a.  Çfarë po ndodh në Termocentralin A?!”, ka pyetur deputetja përmes llogarisë së saj në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Ajo shton se sipas ‘Entsoe’ të gjitha blloqet e termocentralit A kanë zero gjenerim.

Tutje, ajo theksoi se sa më parë duhet informim për gjendjen teknike ose ndryshime në raportim.

Nuk dihet nëse ka ndryshuar diçka në raportimet e KEK-ut, apo çka ka çuar deri në këto grafikone te “TransparencyPlatform”.

Raportohet se krejt Kosova A ka dalë jashtë funksionit

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT