Njëri nga basketbollistët më të mirë të Kosovës, Jan Palokaj, po rikthehet në Superligë.
Lojtari që ka edhe pasaportë kroate, po e vazhdon karrierën aty ku e la në pranverë, te skuadra e Golden Eagle Yllit, raporton Klankosova.tv
Me suharekasit, Palokaj u shpall nënkampion i Kosovës, pasi vetëm në ndeshjen e pestë të finales, u mposhtën nga Trepça me rezultat 67-66.
Jan Palokaj Shumë Afër Rikthimit te KB Golden Eagle Ylli
Sipas burimeve të besueshme të POWERSTAREDIT, Jan Palokaj është në bisedime të avancuara me kryesinë e KB Golden Eagle Ylli dhe shumë shpejt mund të arrijë marrëveshje për t’u rikthyer te klubi. Ky do të ishte një përforcim i rëndësishëm për ekipin, duke qenë se Palokaj pritet të jetë lojtari i pestë i huaj i Yllit, falë nënshtetësisë së tij kroate.
Palokaj, i cili ka pasur një sezon të suksesshëm me Yllin në vitin 2023/2024, është i njohur për aftësitë e tij të shkëlqyera në parket dhe mund t’i bashkohet Yllit qysh tani, duke forcuar më tej skuadrën dhe duke kontribuar në sukseset e ardhshme. Në sezonin e kaluar, Palokaj ndihmoi Yllin të arrijë në finale të Superligës së Kosovës, ku Trepça e mposhti Yllin me vetëm 1 pikë dallim pas 5 ndeshjeve.
Kēto ishin statistikat e këtij basketbollisti, në edicionin 2023/2024 me skuadrën nga Suhareka.
– Pikë për ndeshje: 15.3
– Asistime për ndeshje: 4.2
– Kërcime për ndeshje: 5.1
– Përqindja e gjuajtjeve: 45%
Palokaj më parë ka qenë pjesë edhe e Sigal Prishtinës!
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>