Në xhiron e 34-të të La Ligës spanjolle, Alaves ka barazuar 0-0 me Atleticon.
Kjo ndeshje shënoi një moment historik për 32-vjeçarin Jan Oblak, i cili u zhvendos në vendin e tretë në historinë e La Ligës për numrin më të madh të ndeshjeve pa pësuar gol.
Renditja është si më poshtë:
232 – Andoni Zubizarreta
212 – Paco Buyo
173 – Jan Oblak.
Oblak, prej se i është bashkuar Atletico Madrid në vitin 2014, numëron 489 paraqitje, ku ka arritur të fitojë La Ligën, Ligën e Evropës si dhe Superkupën e Spanjës dhe atë të Evropës.