James Rubin: Tmerrohem nëse e dënojnë Thaçin

news image

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, ka komentuar zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale në Hagë dhe procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rubin, i cili këtë javë dëshmoi në seancën gjyqësore në Hagë, tha se do të ishte i tmerruar nëse gjykata do ta shpallte Thaçin fajtor.

“Mendoj se gjykata do të bënte vetë një dëm shumë të madh ndaj të drejtës ndërkombëtare sepse kur punoja për Madeleine Albright, kur e kishim  themeluar Tribunalin për krime të luftës, në vitin 1993, të parin, ideja ishte që të caktohej faji individual, E jo të fajësohej bashkërisht njëra palë ose tjetra”, tha ai në një intervistë në Klan Kosova.

“Kjo është tash ajo që po ndodhë, të fajësohen Hashim Thaçi dhe liderët e tjerë të UÇK për gjërat që nuk kanë ditur dhe nuk mund të ishin përgjegjës, do të ishte fajësim kolektiv i shqiptarëve, kështu do të rritej dhuna. Andaj, duhet gjetur kryesit dhe të dënohen ata, ky është edhe qëllimi i sundimit të ligjit dhe këtyre tribunaleve”, tha Rubin.

Ai mes tjerash deklaroi se kjo është edhe arsyeja që beson se ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, sipas tij të mos dënohen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/