Ish-diplomati amerikan dhe ish-asistenti i Sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit Bill Clinton, James Rubin, është dëshmitari i parë që do të paraqitet sot para Dhomave të Specializuara në Hagë, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rubin është ftuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit, dhe pritet të japë dëshminë e tij duke filluar nga ora 09:00, si njëri nga 11 dëshmitarët që do të paraqesë mbrojtja e Thaçit në këtë fazë të gjykimit.
Ai e ka konfirmuar vetë pjesëmarrjen në një episod të emisionit “Dosje të mëparshme” me gazetaren e njohur të CNN-it, Christiane Amanpour.
“Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që ishte i dobishëm për Madeleine Albright dhe në themelimin e Tribunalit fillestar për Krime Lufte, do të kthehem në të kaluarën dhe kam më shumë për të thënë për këtë”, ka deklaruar Rubin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!