E martë, 1 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/jam-tu-vdeke-une-dhe-femijet-letra-e-shote-galices-dhurata-e-azemit-dhe-vdekja-e-saj-ne-varferi/“Jam tu vdekë unë dhe fëmijët” – letra e Shote Galicës, dhurata...

https://klankosova.tv/jam-tu-vdeke-une-dhe-femijet-letra-e-shote-galices-dhurata-e-azemit-dhe-vdekja-e-saj-ne-varferi/“Jam tu vdekë unë dhe fëmijët” – letra e Shote Galicës, dhurata e Azemit dhe vdekja e saj në varfëri – Klan Kosova

Shote Galica, një prej heroinave më të mëdha të kombit shqiptar dhe gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës, përfundoi jetën në kushte shumë të rënda dhe në harresë totale, duke u përballur me sëmundje, varfëri dhe braktisje.

Në 98 vjetorin e ndarjes së saj nga jeta, sjellim një letër prekëse dërguar Ahmet Zogut, ku Shote Galica shkruante:

”Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Kam edhe katër fëmijë jetimë me vedi, janë fëmijët e luftërave të vramë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrëngueme t’ju vnoj në dijeni se jam tuj vdekë unit bashkë me fëmijët jetim”.

Megjithatë, ndihma nuk i erdhi kurrë heroinës shqiptare. Ajo gradualisht po shuhej, ndërsa studiuesi Bedri Tahiri thekson se për shkak të kushteve të vështira dhe të ftohtit të zgjatur, thuhet se mjekët u detyruan t’ia prisnin gishtat e dorës së djathtë.

Në kushtet më të vështira ekonomike, Shote Galica madje u detyrua të shesë edhe kalin e saj – një dhuratë e çmuar nga burri i saj Azem, i cili shërbente si simbol dhe ndihmë për të siguruar jetesën e fëmijëve jetimë.

Pas plagëve të marra gjatë betejave, Shote Galica u tërhoq në Shqipëri, fillimisht në fshatin Shullaz dhe më pas në fshatin Derven të Fushë-Krujës, ku jetoi në një shtëpi përdhese dhe në kushte shumë të vështira.

Në vitin 1927, në moshën 31 vjeçare, ajo ndërroi jetë në varfëri dhe në harresë të plotë në Fushë-Krujë, ku edhe sot prehet.

Kjo histori e dhimbshme rikthen në vëmendje sakrificat e jashtëzakonshme të Shote Galicës, e cila luftoi heroikisht për lirinë e Kosovës, por u braktis në nevojë nga ata që duhet ta mbështesnin.

The post “Jam tu vdekë unë dhe fëmijët” – letra e Shote Galicës, dhurata e Azemit dhe vdekja e saj në varfëri appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT