E mërkurë, 28 Maj, 2025
spot_img
HomeSportJam shumë i lumtur që kam oferta nga klubet e Europës –...

Jam shumë i lumtur që kam oferta nga klubet e Europës – Indeksonline.net

Futbollisti i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz pritet të largohet nga skuadra gjermane në fund të këtij sezoni.

Wirtz gjatë një interviste për “Sports Illustrated”, ka treguar se ka në plan të largohet nga klubi ku u shpall kampion në Bundesliga sezonin e kaluar, shkruan Indeksonline

Lojtari e konfirmoi se ka shumë oferta në tavolinë, përfshi këtu edhe klubet gjermane, që sigurisht është Bayern Munchen.

“Jam me fat që kam shumë klube të mëdha pranë meje dhe do jem në gjendje të luajë për një nga klubet më të mëdha në Gjermani dhe në Europë.

“Është padyshim joshëse për mua të largohem nga zona ime e rehatisë dhe të përjetoj diçka të re.”, u shpreh Wirtz

22-vjeçari gjatë këtij sezoni në ligë ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 11 asiste në 29 ndeshje.

Ai ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2027./Indeksonline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT