Romani i shkrimtarit dhe publistit të njohur Ben Blushi, ‘Jam Mysliman’, që nga dalja në treg ka nxitur një debat publik, për të cilin autori kishte dhënë shpjegimin se nuk nuk është kundër myslimanëve, por i dedikohet myslimanëve shqiptarë, të cilët sipas tij, janë myslimanët më liberalë të botës.
Kjo vepër po vazhdon ta ketë jehonën e njëjtë, ndërsa sot në Klan Kosova janë diskutuar disa reagime drejtuar romanit.
Historiani Azdren Shala në emisionin ‘Kosova Today, e ka komentuar një opinion të aktivistit Zgjim Hyseni, të cilin e ka titulluar “Myslimani i Blushit, një ekspeditë islamofobie”.
Shala e quajti të pasaktë referimin e Hysenit, ndërsa shpejgoi veprën dhe tha se mban qëndrim të njëjtë me Blushin, sa i përket radikalizmit islamik.
“Unë mendoj që është e pasaktë. Qendra kryesore e atij romani është me i nda myslimanët tradicionalë shqiptarë, me islamikë, që Blushi e përdor si metaforë e këtyre radikalizmave fetar. Edhe unë bëj pjesë dhe mendoj si Blushi. I bashkohem Blushit se radikalizmi islamik i përfaqësuar nga disa klerikë edhe në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, është problem i madh”, tha Shala. /Klankosova.tv


