E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeShowbiz“Jam duke vuajtur, fort bile” – Gjesti befason me deklaratën e tij...

“Jam duke vuajtur, fort bile” – Gjesti befason me deklaratën e tij para audiencës në koncert – Telegrafi

Teksa mjegulla mbi raportin e tij me Eglin vazhdon të qëndrojë e dendur, reperi i njohur Gjesti po shfaqet gjithnjë e më emocional në paraqitjet e tij publike.

Në njërin nga koncertet e turit të tij europian, mbajtur në ngjarjen “Illyrian Glamour”, ai nuk u përmbajt përballë publikut. Me një ton që përzihej mes dhembjes dhe humorit të hidhur, ai u shpreh: “A jeni tu vujt allahile? Unë po! Pasha Allahun jam tu vujt, fort bile. Shumë keq i kam punët”, tha Gjesti para turmës.

Këto fjalë, të thëna me theks emocional, ngritën menjëherë pikëpyetje për publikun: A po flet Gjesti për një ndarje të mundshme me Eglin? Apo është ky thjesht një moment artistik i ndikuar nga jeta personale?

Kohët e fundit, marrëdhënia e tij me Eglin është bërë temë spekulimesh në rrjete sociale dhe media rozë. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dalë me një deklaratë të qartë, sjelljet e fundit të Gjesti duket se lënë të kuptohet se diçka nuk po shkon.

Ndërsa fansat vazhdojnë të kërkojnë përgjigje, një gjë është e qartë: Gjesti, në skenë, nuk po e fsheh më dhimbjen. Dhe ndoshta, përmes muzikës dhe emocioneve live, ai po përpiqet të përballojë më të vërtetën që fshihet pas dritave të skenës. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT