John Devaney ka qenë gardian i thjeshtë në Qendrën e Paraburgimit në Scheveningen, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po qëndrojnë prej afër 5 vjetësh, për të cilin u raportua ekskluzivisht në “Kronika e Hagës” të Info Magazine para pak javësh.
Sipas raportimit ekskluziv të Rina Mujkut, Thaçi gjyqtarëve të Panelit u tregoi se si ish-gardiani, tash prokuror, i ka keqtrajtuar e kërcënuar fizikisht krerët e UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.
Por sipas opinionistit, Zejnullah Jakupit, ish-krerët e UÇK-së bën gabim që u ankuan.
“E pash lajmin që është ankuar zotëri Thaçi dhe të tjerët, se është involvuar ky prokurori, nga ana ime si e shoh, ata kanë bërë shumë gabim që janë ankuar, sepse me këtë nuk bën asnjë vlerë, asnjë ndikim pozitiv, vetëm sa e rëndon procesin”, tha ai në emisionin “Ora Shtatë”.
Lidhur me këtë deklaratë të Jakupit, replikë e ashpër erdhi nga aktivisitja Elena Uka.
Për të dëgjuar më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:
The post Jakupi për keqtrajtimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Gabuan që u ankuan… appeared first on Klan Kosova.