Gazetari Zenullah Jakupi ka thënë se ndarja e fundit për studentët, si shtesë me nga 100 euro nga Qeveria në detyrë, u bë në fillim të vitit të ri akademik.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka thënë se kjo ka një impakt pozitiv te qytetarët e vendit.
“Tani është fazë e tillë, për shkak se ka filluar viti akademik. Mund të themi se kjo ka qenë një rritje e drejtë, gjithëpërfshirëse dhe inkluzive, dhe Albin Kurti synon të tregojë se rritja ekonomike nuk do të mbetet vetëm në shifra makroekonomike, por do të përkthehet në përmirësimin e jetës së qytetarëve – përfshirë ngritjen e pagave, mbështetjen sociale, investimet në arsim, në shëndetësi, ashtu siç i pamë edhe ndihmat për familjet në nevojë,” tha Jakupi. /Klankosova.tv
The post Jakupi: Ndarja e 100 eurove për studentë është gjithëpërfshirëse (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.