Trupave franceze të NATO-s në Kosovë në qershorin e vitit 1999 u printe koloneli Jacques Hogard.
Ai kishte marrë vendimin më 24 qershor të atij vitit që ta mbyllte Urën e Ibrit për qarkullim në emër të mbrojtjes së qytetarëve serbë.
Hogard në vitet pasuese ka mbajtur qëndrime kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj, ndërkaq më 2023 është dekoruar nga Milorad Dodik si president i Republikës Serbe në Bosnjë, krahas presidentit rus Vladimir Putin. Hogard është gjithashtu autor i librit “Evropa vdiq në Prishtinë.
Kjo dekoratë për të, është një tregues sipas Nedzad Ugljanin, se ndarja e Mitrovicës ishte një plan.
The post Jacques Hogard, koloneli francez që ndau Mitrovicën, i dekoruar nga Dodik (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.