Ndonëse kryeministri Albin Kurti kishte thënë në vitin 2019 se ndoshta mjaftojnë pesë këshilltarë, për një kabinet qeveritar të një drejtuesi të ekzekutivit, kur doli vet në pushtet i punësoi 38.
Sipas një raportimi të mediumit “Koha” të muajit gusht 2023, thuhej se kryeministri Albin Kurti numëronte gjithsej 38 këshilltarë. Prej tyre, thuhej se 18 ishin këshilltarë politikë, 10 nëpunës e 10 të jashtëm, të cilët nuk paguhen nga buxheti i shtetit.
Ndërsa, më 5 prill të vitit 2022, Kallxo, kishte publikuar dokumente me emrat e disa prej këshilltarëve të Kurtit.
Në krye të listës është Luan Dalipi, si shef i stafit të Kurtit, dhe këshilltar i lartë politik, pas tij vjen Përparim Kryeziu, si këshilltar politik dhe zëdhënës i qeverisë.
Më pas vijnë, Shenaj Shala si këshilltare, e emrat e tjerë sipas Kallxo.com janë Fëllanza Podrimja, Riat Nuredini, Jeton Zulfaj, Edison Beciri, Egzonit Jakupi, Merdzan Osmani,Lulëzon Jagxhiu, Aziz Bici, Nurije Shala, Elizabeth Katherine Gowing, Andin Hoti, Riat Nuredini, dhe Valbone Mehmeti.
Këshilltarë të jashtëm politikë janë Erzen Vraniqi, Agon Hamza, Tienmu Ma, Tea Blakaj- Hoxha, Besnik Pula dhe Jusuf Ulaj.
Ndërsa, nënpunës në kabinetin e Kurtin, sipas dokumentit të Kallxo, com, janë Valë Gjonbalaj – Azemi, Arta Berisha, Arianit Beqiri, Patrik Domi, Liman Hoti, Arlinda Berisha dhe Ismail Hakki Ustaibo.
Përparim Kryeziu më 15 shkurt 2023 duke dashtë ta mohojë numrin shumë të madh të këshilltarëve që ka emëruar Kurti, ai bënë me dije se janë 25.
“Së pari, kryeministri Kurti nuk i ka të angazhuar 38 këshilltarë. Numri total i këshilltarëve, përfshirë ata të jashtëm, është 25. Prej tyre 8, duke qenë të jashtëm, nuk paguhen nga buxheti i Shtetit”, kishte thënë ai në një postim në Facebook.
Edhe nëse do të ishte kështu janë pesëfish më shumë se sa që proklamonte Kurti vitin 2019 pak para zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Abuzimi”, me emërimet e këshilltarëve është vetëm një nga dhjetëra mashtrimet që kanë rezultuar komplet ndryshe nga ato që Kurti përdorte për të ardhur në pushtet.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>