Numërimi i votave po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), pavarësisht konfrontimeve që patën përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi me Nehat Gecin, vëllain e Gani Gecit, dhe situata atje është e qetë, raporton Klankosova.tv
Drejtpërdrejtë nga Qendra e Numërimit të Rezultateve informacione për “Rubikon me Adriatik Kelmendin” dha gazetarja Altiana Zogaj.
Ajo bëri të ditur se kishte biseduar me Gani Gecin, dhe i njëjti kishte thënë se me Krasniqin kishin pasur një debat të vogël.
“Situata nuk ishte e atij lloji që kishte quar një konfrontim të madh, por pavarësisht asaj kishin pasur një debat të vogël mes vete”.
The post Ja çka deklaroi Gani Geci për konfrontimin me burrin e ministres Haxhiu (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.