Ja çfarë të thuash kur dikush të bërtet në fytyrë

news image

Të qëndrosh i qetë kur dikush po ju bërtet në fytyrë mund të jetë një nga sfidat më të vështira emocionale. Reagimi natyral në situata të tilla shpesh është mbrojtës ose impulsiv, gjë që mund ta përkeqësojë konfliktin.

Por sipas avokatit dhe ekspertit të komunikimit Jefferson Fisher, ka mënyra të thjeshta dhe efikase për të ruajtur qetësinë dhe kontrollin.

Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, Fisher, i cili numëron mbi 1.4 milionë ndjekës në TikTok, ndan tri këshilla për të përballuar situatat kur dikush ju bërtet:

“Para së gjithash, në vend që të ngrini zërin dhe të bërtisni diçka si ‘mos më bërtit’, thoni me qetësi: ‘unë nuk përgjigjem në këtë nivel zëri’,” shpjegon Fisher.
“Kështu i bëni me dije se kanë kaluar kufirin tuaj dhe se nuk e lejoni që të flitet me ju në atë mënyrë.”

Si hap i dytë, ai këshillon që këtë frazë ta thoni me një ton më të ulët se ai i bisedës së zakonshme:

“Kjo ju bën të tingëlloni më të qetë. Ndërsa ata, për t’u përshtatur me ju, automatikisht e ulin zërin e tyre.”

Së treti, ai thekson se ritmi i të folurit luan rol kyç në komunikim efektiv:

“Sa më ngadalë të flisni, aq më të sigurt do të tingëlloni. Një truk është që të shtoni pauza rreth foljeve.”

Fisher është moderator i The Jefferson Fisher Podcast, autor libri dhe shpesh ndan këshilla mbi menaxhimin e konflikteve, duke u bërë një zë i njohur për ata që kërkojnë të përmirësojnë mënyrën si komunikojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/