Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në një sulm në Teheran.
“Avionët luftarakë goditën në zemër të Teheranit, duke shënjestruar Daoud Ali Zadeh, një zyrtar i lartë në Forcën Quds dhe komandant i Korpusit të Libanit”, thotë zëdhënësi i IDF-së, gjeneral brigade Effie Defrin.
Forca Quds është një nga degët e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, raporton BBC, transmeton Sinjali.
“Ai u përpoq të sulmonte Izraelin nga territori libanez dhe ne e goditëm dhe e eliminuam atë në territorin iranian”, shton Defrin.
Zadeh ishte “komandanti më i lartë iranian përgjegjës për Libanin”, thuhet në një deklaratë të IDF-së, duke e akuzuar atë për “udhëheqjen e kapaciteteve të zjarrit të Hezbollahut dhe grupeve të tjera të lidhura me të”.
“Izraeli nuk do të lejojë që elementë iranianë që pengojnë rimëkëmbjen e Libanit dhe forcojnë Hezbollahun të vendosen në Liban”, thotë IDF.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


