Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmeIzraeli synon eliminimin e Khameneit dhe Pezeshkianit – bombardohet shtëpia e ish-presidentit...

Izraeli synon eliminimin e Khameneit dhe Pezeshkianit – bombardohet shtëpia e ish-presidentit iranian

Izraeli ka nisur një operacion ushtarak të gjerë kundër Iranit, i quajtur “Operation Lion’s Roar” – me goditje raketore mbi objektiva në Teheran dhe qytete të tjera iraniane.

Sulmi është bashkëkoordinuar me Shtetet e Bashkuara dhe përfshin objektiva ushtarake dhe infrastruktura kritike iraniane.

Sipas një zyrtari izraelit, sulmet izraelite kishin si qëllim Liderin e Lartë, Ali Khamenei dhe presidentin Masoud Pezeshkian.

Sipas këtij zyrtari, rezultatet e sulmeve aktualisht nuk janë të qarta, shkruan timesofisrael.

Më parë, agjencia e lajmeve iraniane Tasnim raportoi se Pezeshkian gëzon “shëndet të plotë”.

Pak minuta më vonë, duke cituar burime izraelite, kanali Channel 12 tha se Izraeli vlerëson se sulmet ndaj Iranit deri më tani kanë arritur “sukses shumë të lartë” në qëllimin e eliminimit të udhëheqjes iraniane.

Ai gjithashtu shtoi se “nuk është e qartë nëse [Lideri i Lartë i Iranit, Ali] Khamenei ka kaluar një ngjarje dramatike”.

Ndërkohë, shtëpia e ish‑presidentit të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, e vendosur në Sheshin 72 në Narmak, Teheran, raportohet se është bërë objekt i një sulmi.

Ndryshe, përplasja aktuale është shkaktuar nga një kombinim faktorësh.

Deri në fillim të vitit 2026, tensionet u rritën për shkak të mosmarrëveshjeve për programin bërthamor iranian dhe bisedimet e dështuar për kufizime dhe verifikime.

Izraeli dhe SHBA-ja argumentojnë se veprimet janë me qëllim parandalimin e kërcënimeve potenciale, ndërsa Irani i sheh si sulm në sovranitetin e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT