Një sulm izraelit ka goditur një shkollë fillore vajzash në Minab, një qytet në provincën Hormozgan të Iranit jugor, duke vrarë të paktën 53 persona, sipas medias shtetërore, raporton AlJazeera.
Punëtorët po vazhdojnë të pastrojnë rrënojat nga vendi, ku 63 të tjerë u plagosën të shtunën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA të Iranit.
Sulmi është pjesë e një vale sulmesh të përbashkëta ushtarake SHBA-Izrael në të gjithë Iranin.
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi publikoi një foto të sulmit për të cilin tha“se shkatërroi shkollën e vajzave dhe vrau fëmijë të pafajshëm”.
“Këto krime kundër popullit iranian nuk do të mbeten pa përgjigje”, ka shtuar Araghchi në një postim në X.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Izraeli sulmon dy shkolla në Iran, vriten mbi 50 persona appeared first on Sinjali.


