Së paku 20 komandantë të lartë iranianë, përfshirë Amir Ali Hajizadeh, komandantin e Forcës së Aerohapësirës të Rojave Revolucionare të Iranit, u vranë në sulmet izraelite të premten, njoftuan burime rajonale për Reuters, shkruan Gazeta Sinjali.
Ushtria izraelite konfirmoi vdekjen e Hajizadeh dhe të komandantëve të tjerë, të cilët ndodheshin në një qendër nëntokësore komandimi, ku po përgatiteshin për një sulm kundër Izraelit. Qendra u godit nga aeroplanë luftarakë në një operacion të koordinuar.
Mes viktimave janë edhe komandantët e njësive të dronëve dhe mbrojtjes ajrore të Rojave Revolucionare, tha ushtria izraelite, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtij goditjeje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!