E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeIzraeli po vazhdon sulmet ndaj Iranit

Izraeli po vazhdon sulmet ndaj Iranit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftojnë se po vazhdojnë sulmet ajrore ndaj objektivave në Iran.

Në një deklaratë të shkurtër të postuar në Telegram, IDF tha se “Forcat Ajrore të Izraelit vazhdojnë të godasin objektiva për të larguar kërcënimet në Iran”.

Komentet u shoqëruan me një video që tregonte pamje nga sulmet ajrore, raporton BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo vjen më shumë se 24 orë pas sulmit të parë të Izraelit ndaj bazave ushtarake iraniane, ku u vranë tre komandantë ushtarakë iranianë, sipas IDF.

Që atëherë, Irani ka lansuar sulme me raketa ndaj Izraelit që nga e shtuna në mëngjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT