Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët iranianë që jetojnë pranë objekteve të prodhimit të armëve, duke sinjalizuar mundësinë e sulmeve të reja, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Avichay Adraee, përmes një deklarate në platformën X në gjuhën perse, tha:
“Për sigurinë tuaj, ju kërkojmë të evakuoni menjëherë zonat e këtyre objekteve dhe të mos ktheheni deri në njoftim të mëtejshëm. Të qenit në afërsi të këtyre zonave rrezikon jetën tuaj.”
Adraee tha se paralajmërimi vlen jo vetëm për zonat ku prodhohen armë, por edhe për objektet që i mbështesin ato, raporton CNN.
Paralajmërimi vjen një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të “sulmojë çdo vend dhe çdo objektiv të regjimit të Ajatollahut”, duke përshkallëzuar më tej tensionet me Teheranin.
Ndërkohë, Irani ka kërcënuar me sulme të reja nëse Izraeli vazhdon armiqësitë. Situata mbetet jashtëzakonisht e tensionuar në rajon.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!