Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmeIzraeli: Lideri i Iranit ka vdekur dhe trupi i tij është gjetur

Izraeli: Lideri i Iranit ka vdekur dhe trupi i tij është gjetur

Lideri suprem i Iranit është vrarë në sulmet ajrore SHBA-Izrael, ka deklaruar një zyrtar i lartë izraelit për Reuters, shkruan skynews.

Ajatollah Ali Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është gjetur, sipas zyrtarit, raporton edhe Iran International.

Raportohet se kompleksi i Khameneit u dëmtua rëndë nga sulmet e sotme.

Pak më parë, ministria e jashtme e vendit tha se ai ishte “shëndoshë e mirë”.

Ndryshe, më herët edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha ka “shenja” që Khamenei “nuk është më”.

Megjithatë, ai nuk e konfirmoi në mënyrë të qartë vdekjen e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT