Një zjarr i fuqishëm përfshiu fushën e gazit South Pars në provincën jugore Bushehr të Iranit, depozita më e madhe e gazit natyror në botë, njoftuan mediat shtetërore iraniane, shkruan Gazeta Sinjali.
Video të shpërndara në mediat sociale tregojnë re tymi dhe flakë të mëdha që ngrihen nga zona e sulmuar. Sipas raporteve, kjo situatë u shkaktua nga një sulm me dron izraelit, duke goditur edhe objektin e Kompanisë së Rafinimit të Gazit Fajr Jam në të njëjtën provincë.
Ministria e Naftës e Iranit konfirmoi se dy fusha të mëdha gazi u sulmuan, duke e bërë këtë herën e parë që Izraeli godet objektiva të gazit në Iran.
Additional footage showing a fire burning at the Phase 14 Refinery of the South Pars Gas Field, the largest natural gas field in the world, within the Bushehr Province of Southern Iran, following a strike earlier by Israel. pic.twitter.com/EGZxx0i8Ye
— OSINTdefender (@sentdefender) June 14, 2025
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!