E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeIzraeli: Fluturojmë lirshëm mbi Teheran, shkatërruam mbrojtjen ajrore të Iranit

Izraeli: Fluturojmë lirshëm mbi Teheran, shkatërruam mbrojtjen ajrore të Iranit

Forcat izraelite veprojnë lirshëm mbi hapësirën ajrore të Teheranit, pasi kanë eliminuar shumicën e sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit, njoftoi Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i IDF-së, Gjeneral Brigade Effie Defrin, deklaroi se pilotët izraelitë fluturuan për rreth dy orë e gjysmë mbi kryeqytetin iranian, ndërsa dronët e tyre operojnë 24 orë në ditë, duke mbledhur informacion dhe kryer sulme.

Ai shtoi se rreth 70 avionë izraelitë goditën 40 objektiva në zonën rreth Teheranit gjatë natës së kaluar, duke treguar superioritet ajror të Izraelit në këtë rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT