Valët e sulmeve izraelite ndaj Iranit dhe sulmet hakmarrëse nga Teherani kanë vazhduar këtë mëngjes.
Në një deklaratë në X, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se ushtria izraelite ka “nisur pak më parë një valë masive sulmesh kundër infrastrukturës së regjimit terrorist iranian në perëndim të vendit”raporton CNN.
Ndërkohë ushtria e Iranit tha se ka nisur sulme “të fuqishme” me dronë kundër qendrave të sigurisë dhe selive të policisë izraelite që nga mëngjesi i hershëm i së dielës, duke shtuar se po vazhdon “mbrojtjen e saj legjitime” të popullit iranian.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


