Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës e rrethuan me shirit, si vend të krimit, objektin e komunës në Drenas.
Ky aksion simbolik u zhvillua pas publikimit të audio-inçizimeve ku përfshihet edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Të martën, kryetari aktual i Drenasit, që njëherazi garon për këtë pozitë me Iniciativën për Drenasin Kampion, mohoi keqpërdorimet për të cilat akuzohet, duke thënë se negocimin për prona ia lejon ligj, dhe se audiopërgjimi, sipas tij, është publikuar i montuar.
Lladrovci tha se e vërteta e audio-incizimit është se aty është biseduar që edhe komuna të hyjë në bashkë investim me ç’rast do të përfitojë 27 për qind.
Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
The post Izolimi i Lladrovcit: PDK mbyll komunën e ish kryetarit të saj (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.