E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajme Izmaku zyrtarisht kandidate për kryetare të Vushtrrisë 

 Izmaku zyrtarisht kandidate për kryetare të Vushtrrisë 

Xhevahire Izmaku ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për kryetare të Komunës së Vushtrrisë.

Në një postim në Facebook, Izmaku tha se me përvojën e saj dhe pasionin për qytetin, synon t’i shërbejë drejtpërdrejt komunitetit të Vushtrrisë, transmeton Klankosova.tv.

“Të dashur bashkëqytetarë, anëtarë dhe mbështetës të Nismës Socialdemokrate,
Mbrëmë në Vushtrri, me praninë e kryetarit Fatmir Limaj, miqve dhe familjarëve, si dhe strukturës së degës së Nismës, shpalla zyrtarisht kandidaturën time për Kryetare të Komunës.
Me shumë përvojë dhe pasion për këtë qytet, dhe duke qenë me vite zëri i saj në Parlament, tash dua t’i shërbej Vushtrrisë plotësisht dhe drejtpërdrejtë.
Do të punoj që Vushtrria të jetë një vend ku çdo qytetar ndihet i dëgjuar dhe ka mundësi për të ardhmen e tij dhe të familjes.
Ftoj çdo njëri prej jush të bashkohemi në këtë rrugëtim – së bashku ta bëjmë Vushtrrinë tonë qytet në shërbim dhe jetë të mirë të të gjithë njerëzve, jo të individëve!
Për Vushtrrinë që e duam”.

 

The post  Izmaku zyrtarisht kandidate për kryetare të Vushtrrisë  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT