Kandidatja për deputete nga radhës e koalicionit AAK-Nisma me partnerët, Xhevahire Izmaku u shpreh se bazuar në performancën aktuale, 100 mijëshi nuk diskutohet.
Tutje, ajo është shprehur se e rëndësishme ka qenë që koalicioni është bërë shumë herët, përcjell Klankosova.tv.
“Unë qysh tani besoj që 100 mijëshi nuk diskutohet, bazohet në sondazhet tona të brendshme, pra duke e parë këtë performancë aktuale”.
“Ka qenë shumë e rëndësishme që koalicioni është bërë shumë herët, pra nuk ka qenë diçka e papritur që e zë elektoratin e Nismës dhe të Aleancës, e zë të papërgatitur”, është shprehur Izmaku.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>