Xhevahire Izmaku, kandidatja e Nismës për kryetare të Vushtrrisë, falënderoi mediat nacionale për mbulimin dhe hapësirën që u është dhënë gjatë kësaj fushate zgjedhore.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, ajo tha se gjatë kësaj kohe ka takuar shumë qytetarë nga të cilët tha se ka kuptuar shumë mbi çështjet sociale.
“Kam takuar me qindra të rinj, gra e burra të vendit tim të cilët bëjnë përpjekje për të bërë jetë të dinjitestshme në kushte ndoshta jo më të mirat. Kam menduar se do të flasim për infrastrukturë e çështje gjigande, e se kam menduar se do të kthehem në studio duke folur për çështje sociale goxha të rënduara”.
“Nuk më bën krenar fakti se në komunën time ende janë me mijëra familje me asistencë sociale. Ajo që më ka shqetësuar, dhe mendoj si kandidate për kryetare më duhet të merrem qysh në vitin e parë, është pra numri shumë i madh, mbi 1200 familje me asistencë sociale. Por sot e mora një informacion tjetër që e kishte postuar Kryqi i Kuqi ku 450 familje kanë gjendje të rënduar, me mungesë të gjërave elementare për mbijetesë. Konsideroj se këtu është dështimi shumë i madh i pushtetit aktual lokal sepse dora e pushtetit s’kishte prekur kurrë në këto familje”, deklaroi Izmaku.
Ajo tha që prioritet për të është mirëqenia e të gjitha familjeve në Vushtrri. /Klankosova.tv
The post Izmaku: Dështimi më i madh i pushtetit në Vushtrri, rastet e mëdha të familjeve me asistencë sociale appeared first on Klan Kosova.