E diel, 29 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/iu-ofroi-5-euro-ryshfet-zyrtareve-policore-arrestohet-maqedonasi-ne-vermice/Iu ofroi 5 euro ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet maqedonasi në Vërmicë -...

https://klankosova.tv/iu-ofroi-5-euro-ryshfet-zyrtareve-policore-arrestohet-maqedonasi-ne-vermice/Iu ofroi 5 euro ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet maqedonasi në Vërmicë – Klan Kosova

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të shtunën në Vërmicë, nën dyshimin se i ofroi ryshfet zyrtarëve policorë.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, njëherësh dhe shofer autobusi, gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë e kishte ofruar së bashku me dokumente një kartëmonedhë prej 5 euro, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, për shkak se i njëjti si shofer i një autobusi gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë e kishte ofruar së bashku me dokumente një kartëmonedhë prej 5 euro. Me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

The post Iu ofroi 5 euro ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet maqedonasi në Vërmicë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT