Iu gjet drogë, arrestohet një person në Gjilan

Gjilan: 21 persona të kërkuar nga drejtësia bien në pranga gjatë tre muajve të fundit

Është arrestuar një person në fshatin Livoç i Ulët ë Gjilan, pasi tek i njëjti është gjetur drogë.

Në raportin e policisë është bërë e ditur se me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollimit te tij i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë 8.88gram si dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e kokainës me peshë 0.5 gram”.

“Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes”, thuhet tutje në raport./Klankosova.tv

The post Iu gjet drogë, arrestohet një person në Gjilan appeared first on Klan Kosova.