Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq ka mohuar se arsenali i armëve që u gjet në Vallaq të Zveçanit i përket atij.
“Asnjë nga këto nuk është imja”, tha ai, raporton Kossev, transmeton Klankosova.tv.
Arsenijeviq tha se kjo është “një kurth“.
Sot, policia gjet arsenal armësh në këtë zonë të veriut.
Me këtë rast, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kjo sasi e armëve u gjet në një objekt të cilit i takon politikanit serb.
The post Iu gjet arsenal armësh në pronën e tij, deklarohet Arsenijeviq appeared first on Klan Kosova.