Ditët me temperatura të larta shkrumbuan hektarë të tërë tokë fermerit Sadush Kabashi në Istog.
Kabashi, në emisionin “Ora Shtatë” tregoi se i janë djegur rreth 100 hektarë tokë derisa 60 hektarë prej tyre ka qenë me grurë, transmeton Klankosova.tv.
“Era ishte shumë e fortë, as zjarrfikësit nuk mundën ta shuanin zjarrin, edhe pse në ndihmë na erdhën shumë njerëz të tjerë, edhe vetë ne bujqit. Por ishte shumë erë e fortë, por shyqyr që nuk pati pasojë në njerëz apo në kafshë”, tha Kabashi ndër të tjera.
Sipas fermerit, ende nuk dihet si erdhi deri te zjarri.
Sakaq, Kabashi thotë se dëmi është i madh, rreth 100 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.
Ai flet nëse dikush nga qeveria apo Ministria e Bujqësisë ka shkuar t’i vizitojë fermerët e dëmtuar.
“Për besë kurrkush s’ka ardhë, prej qeverie hiç se hiç, një ditë më përpara u dogj Kovraga, kryeministri në Suharekë t’u honger bostan për 40 minuta ka mundur me ardhë këtu, por as nuk iu ka interesuar ajo punë”, u shpreh i indinjuar Kabashi.
The post Iu dogj gruri, fermeri nga Istogu i indinjuar: Kryeministri hajke bostan, s’i interesojë për me na vizitu appeared first on Klan Kosova.