Italia është e detyruar ta ndjekë Botërorin nga TV, për të tretën herë radhazi, pasi ka dështuar të kualifikohet.
“Axurrët” u mposhtën me penallti nga Bosnje-Hercegovina, pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 1-1.
Ndeshja nisi mirë për italianët me golin e Moise Kean në minutën e 15-të, por ndëshkimi i Bastonit me karton të kuq në fundin e pjesës së parë ndryshoi rrjedhën e lojës.
Bosnja përfitoi nga superioriteti numerik duke barazuar me Tabakovic në minutën e 79-të, ndërsa te ruleta e penalltive gabimet e Espositos dhe Cristantes rezultuan fatale.
Ndërkohë, surpriza ka pasur edhe në sfidat e tjera, ku Çekia eliminoi Danimarkën pas goditjes së penalltive.
Suedia fitoi një duel dramatik 3-2 ndaj Polonisë, duke siguruar biletën për në Botëror. Në Prishtinë, ëndrra e Kosovës u ndal nga Turqia, e cila triumfoi me rezultatin minimal 1-0.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


