Wednesday, February 25, 2026
spot_img
HomeLajmeItalia konfirmon mbështetjen për Kosovën në takimin Kurti-Antonini

Italia konfirmon mbështetjen për Kosovën në takimin Kurti-Antonini

Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar takim me ambasadorin italian, Maurizio Antonini.

Në takim, diplomati italian e uroi Kurtin për detyrën dhe përgjegjësinë e tij në krye të Qeverisë, duke riafirmuar përkrahjen e Italisë për Kosovën dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

“Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e biznesit, kulturës dhe drejtësisë.Të dy palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, thuhet në një njoftim të zyrës për media të Kryeministrit, transmeton Klankosova.tv.

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT