Italia e do krejt Ballkanin në BE, Tajani: Kështu do të kemi një Evropë më të fortë

Italia e do krejt Ballkanin në BE, Tajani: Kështu do të kemi një Evropë më të fortë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka deklaruar se procesi i integrimit evropian nuk mund të quhet i plotë pa “ribashkimin” e rajonit të Ballkanit Perëndimor me familjen evropiane.

“Integrimi i tyre në BE do ta forcojë tërësinë e Evropës. Qeveria italiane i jep prioritetin më të lartë Ballkanit Perëndimor”, tha Tajani, duke shtuar se “procesi i integrimit të tyre evropian do të jetë investimi më i rëndësishëm strategjik për Unionin”, shkruan “Ansa”, transmeton Klankosova.tv.

Këto komente, Tajani i bëri në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të 80-të të OKB-së. Ai organizoi dhe kryesoi një takim të ri të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë format morën pjesë ministra dhe përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Austria, Çekia, Kroacia, Greqia, Sllovakia dhe Sllovenia. /Klankosova.tv

The post Italia e do krejt Ballkanin në BE, Tajani: Kështu do të kemi një Evropë më të fortë appeared first on Klan Kosova.