Një 25-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë më 20 shkurt në fshatin midis Bra dhe Montà, në provincën Asti të Italisë. Trupi i tij u zbulua pranë makinës, e cila ishte lënë me derën hapur, nga një shofer kalimtar që njoftoi karabinierët.
Shkaqet e vdekjes mbeten të panjohura dhe identiteti i viktimës nuk është bërë publik. Autopsia pritet të kryhet më 21 shkurt. Hetimi, i koordinuar nga Prokurorja Sara Paternò, po ndiqet nga Karabinierët e Kompanisë Bra.
Viktima jetonte në zonën e Alba dhe nuk kishte precedentë penalë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


