IT-ja, në mesin e të dyshuarve për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së

IT-ja, në mesin e të dyshuarve për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së

Në muajin prill të këtij viti, në oborrin e QKUK-së ndodhi një shpërthim, ku cak ishte vetura e drejtorit të atëhershëm të këtij institucioni, Osman Hajdari.

Shpërthimi në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit, deklarohet QKUK-ja

Ndërkaq sot, Drejtoria kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda e Policisë së Kosovës ka ndaluar 11 persona të dyshuar për këtë rast, të ndodhur më datë 30.04.2025.

Goditet grupi kriminal për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK – kapen 11 persona, drogë e armë

E në mesin e të arrestuarve, gazetarja e Klan Kosova, Arbreshë Uka mëson se është edhe Faton Hajzeraj, i cili ka punuar IT pikërisht në QKUK.

Sipas burimeve të Klanit, Hajzeraj ka mbajtur këtë pozitë deri në momentin e arrestimit të tij.

Flet U.D drejtori i QKUK-së pas shpërthimit të veturës: Besoj se sulmi lidhet me detyrën time zyrtare

Klan Kosova ka dërguar pyetje në QKUK nëse i arrestuari i sotëm ka qenë në marrëdhënie pune deri në momentin e arrestimit, dhe nëse i njëjti ka qenë punëtor i QKUK-së ndonëse ka pasur aktakuzë të ngritur ndaj tij. Por, nga ky institucion nuk kanë mundur të konfirmojnë nëse bëhet fjalë për të njëjtin person.

“Ende nuk kemi ndonjë konfirmim që Faton Hajzeraj, emri i të cilit është lakuar në media, është i njëjti që punon në QKUK! Shpresoj që nesër do të kemi më shumë informata”, ka thënë për Klanin Mentor Zejnullahu, u.d i drejtorit të QKUK-së.

Faton Hajzeraj, shtatorin e vitit të kaluar ka qenë i akuzuar për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” në një rast të montimit të kamerave në QKUK.

Sipas kësaj aktakuze, e raportuar nga “Betimi për Drejtësi”, më 22 dhjetor 2020, në QKUK, në cilësinë e personave zyrtarë IT në QKUK, dhe në bashkëkryerje, Faton Hajzeraj dhe L.J. e Y.K., në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, në aktivitetin e prokurimit “Furnizimi dhe montimi i Sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe Integrimi i sistemit të kontrollit të qasjes”, kontratë e nënshkruar mes QKUK dhe “Artech”, kishin nënshkruar raport fiktiv se i tërë aktiviteti është kryer në dhjetor 2020, që përfshinë pranimin e mallit, ekzekutimi i punimeve dhe pranimi teknik i punimeve.

Më tej, thuhej se në këtë raport ka qenë e cekur se “materiali i pranuar nga komisioni ka qenë në përputhshmëri me kontratën dhe të gjitha pajisjet janë montuar dhe janë në funksion të plotë”, i cili raport sipas aktakuzës ka qenë në kundërshtim me gjendjen faktike.

Sipas kësaj aktakuze, projekti nuk ishte përfunduar dhe asnjë nga pajisjet nuk ka qenë funksionale, një pjesë e mallit është sjellë në QKUK në muajin shtator të vitit 2021, atëherë kur është bërë auditimi i tenderit dhe publikimi në media, andaj si pasojë e këtyre veprimeve të kundërligjshme buxhetit të QKUK, i kanë shkaktuar dëm material në shumën prej 104 mijë e 751 euro.

Megjithatë, më 17 shtator të vitit të kaluar, u bë shpallja e aktgjykimit ndaj Faton Hajzeraj dhe dy të tjerëve, të akuzuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” në bashkëkryerje.

Të njëjtit u liruan nga akuzat pasi sipas gjykatës nuk është provuar se kanë kryer veprën penale për të cilën akuzoheshin. /Klankosova.tv

The post IT-ja, në mesin e të dyshuarve për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së appeared first on Klan Kosova.