E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeIT-ja i Fakultetit të Arkitekturës i shkruan Kiksit pasi raporton për shitjen...

IT-ja i Fakultetit të Arkitekturës i shkruan Kiksit pasi raporton për shitjen e temave të diplomës

I pëlqeu t’i thoshte vetes profesor, madje tha që ishte rrugës për të përfunduar doktoratën e tij. Por, vetëm dy ditë më vonë, Betim Ismajli i mohon të gjitha këto.

Madje ai mohon edhe faktin se ra në llupen e Kiks Kosovës, teksa u premtonte gazetarëve se mund të ua punonte temat e diplomës me porosi, në cilindo fakultet që janë.

Kur lajmi mori dhen, dhe reagoi edhe fakultetit i Arkitekturës, Ismajli mori mundin të shkruaj një letër të gjatë në adresën e redaksisë së Kiks Kosovës, duke u ankuar për fabrikim faktesh.

Ani pse në bisedat e xhiruara e të transmetuara në Kiks, ai tregonte se hartimin e diplomave e bënte në këmbim të një shpërblimi që shkon deri në 100 euro.

Pasi ra në llupën e Kiksit, Ismajlit iu ofrua hapësira televizive të sqarohej direkt në emisionin e datës 09.12.2024, por ai refuzoi një gjë të tillë.

Ai dërgoi vetëm një përgjigje të shkurtër në Viber, ku mohonte xhirimet e bëra.

Madje ai mohon edhe autenticitetin e zërit të tij dhe komunikimin në Viber.

Por nga i njëjti numër telefonik, Ismajli është kontaktuar sot nga Kiks Kosova. Ai ka refuzuar të flasë me pretendimin se duhet të këshillohet me avokatin.

Sa për sqarim, Kiks Kosova kërkon falje vetëm për ngatërrimin e pozitës së Ismajlit, nga ajo akademike në atë administrative. Por kjo është bërë pasi vet Ismajli me ngulm ka deklaruar se është profesor në Arkitekturë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT