Isufaj takon Dumanin e SPAK-ut, flasin për thellimin e bashkëpunimit në sundimin e ligjit

Isufaj takon Dumanin e SPAK-ut, flasin për thellimin e bashkëpunimit në sundimin e ligjit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, Altin Dumani.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për thellimin e bashkëpunimi ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimit të përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.

“Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Isufaj i shprehu mirënjohjen Dumanit për bashkëpunimin e vazhdueshëm, teksa theksoi se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend.

The post Isufaj takon Dumanin e SPAK-ut, flasin për thellimin e bashkëpunimit në sundimin e ligjit appeared first on Klan Kosova.