E diel, 18 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeIstogu shpallet kampion i Kosovës në hendboll për herë të katërt radhazi,...

Istogu shpallet kampion i Kosovës në hendboll për herë të katërt radhazi, pas triumfit ndaj Samadrexhës

Pas fitores së Kupës së Kosovës, hendbollistet e Istogut kanë arritur ta kurorëzojnë sezonin me një tjetër sukses madhor – titullin kampion në Superligën e Kosovës. Të shtunën mbrëma, skuadra istogase e siguroi titullin e katërt me radhë dhe të pestin në histori, duke e mbyllur serinë finale të plejofit me dy fitore ndaj Samadrexhës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në ndeshjen e dytë finale, Istogu shënoi fitore me rezultat të ngushtë 28:25, pas një përballjeje tejet të luftuar, duke konfirmuar dominimin në hendbollin e femrave në vend. Edhe ndeshjen e parë finale, istogaset e kishin fituar me rezultat 27:24.

Në rrugëtimin drejt finales, Istogu kishte eliminuar Shqiponjën e Gjakovës në gjysmëfinale, duke treguar vazhdimësi në paraqitjet e saj dominuese.

Në takimin e fundit, u dallua Dijana Ujkiq me 8 gola, ndërsa mbështetje të madhe dha edhe Astou Ndiaye me 6 gola. Me nga 4 gola kontribuan edhe Suzana Ujkiq, Paulo Sebastiao Suca dhe Lana Paviqeviq.

Për Samadrexhën, lojtare më e mirë ishte Tina Hetemi, që realizoi po ashtu 8 gola, por përpjekjet e saj nuk mjaftuan për të ndryshuar fatin e finales.

Me këtë sukses, Istogu e mbyll sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme – me dy trofetë kryesorë të vendit, Kupën dhe kampionatin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT