“Istogu meriton më shumë”, Haradinaj takon qytetarët e kësaj komune

“Istogu meriton më shumë”, Haradinaj takon qytetarët e kësaj komune

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka takuar qytetarët e Istogut, duke thënë se potenciali i kësaj komune, ka mbetur i pashfrytëzuar për shkak të qeverisjes së deritashme.

Ai tha se në në takim me qytetarë të kësaj komune, u shpreh i bindur se Istogu është gati për ndryshim.

“Istogu meriton më shumë! Potenciali i tij i madh, veçanërisht në turizëm, ka mbetur i pashfrytëzuar për shkak të qeverisjes së deritashme. Ukë Blakaj është zgjidhja për një qeverisje ndryshe në Istog. Me një karrierë të dëshmuar si ndërmarrës, ai e kupton rëndësinë e menaxhimit të burimeve që ka Istogu”.

“Sot, në takim me qytetarë të kësaj komune, u ndjeva i bindur se Istogu është gati për ndryshim, për një mentalitet të ri qeverisës, gjë që e dëshmon edhe lista jonë për Asamble, njerëz me profile të ndryshme, profesionistë, të rinj, të angazhuar, të gjithë me një qëllim të vetëm: që secili potencial i Istogut të shndërrohet në zhvillim, mirëqenie dhe mundësi reale për çdo qytetar. Për Istogun që bën dritë – 174”, shkroi tutje Haradinaj në Facebook./Klankosova.tv

The post “Istogu meriton më shumë”, Haradinaj takon qytetarët e kësaj komune appeared first on Klan Kosova.