E hënë, 16 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/istog-qytetari-dorezon-ne-polici-portofolin-me-320-euro/Istog: Qytetari dorëzon në polici portofolin me 320 euro - Klan Kosova

https://klankosova.tv/istog-qytetari-dorezon-ne-polici-portofolin-me-320-euro/Istog: Qytetari dorëzon në polici portofolin me 320 euro – Klan Kosova

Një qytetar në Istog ka gjetur një portofol të një gruaje.

Portofolin me 320 euro, ky qytetar e dorëzoi në Stacionin Policor në Istog, ku më pas pronarja e kuletës u njoftua dhe iu kthye asaj, transmeton Klankosova.tv.

“Më datën 14.06.2025, në Stacionin Policor në Istog, një qytetar kishte sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në qytetin e Istogut, në të kishte të holla në vlerë prej 320 (treqind e njëzet) eurosh si dhe dokumente personale. Policia ka identifikuar dhe kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Istog, të cilёs nga zyrtarët policorë i ёshtё kthyer sё bashku me të holla dhe dokumente personale”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”.

The post Istog: Qytetari dorëzon në polici portofolin me 320 euro appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT