E premte, 25 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeIstog: Gruaja ankohet për dhunë nga burri, ky i fundit shoqërohet në...

Istog: Gruaja ankohet për dhunë nga burri, ky i fundit shoqërohet në polici dhe lirohet

Policia në Istog, të martën pak minuta para mesnatës, është informuar për një rast të dhunës në familje.

Atje, një grua ka raportuar për dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj.

“22.07.2025-23:55. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj saj”, tha PK-ja në raportin 24-orësh.

Ndërkaq, raportohet se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv

The post Istog: Gruaja ankohet për dhunë nga burri, ky i fundit shoqërohet në polici dhe lirohet appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT