Me të marrë versionin nga Art Motion, KIKS Kosova u drejtua edhe tek zyret e shpërndarësit ISP Broadcast.
Për të e njoftuar me akuzat që rëndojnë mbi ta, kërkuam takim me pronarin e kësaj kompanie, Qëndrim Kryeziu.
Nga ato zyre na thanë se ai nuk gjendet aty e do të udhëtojë për pushime, duke na e pamundësuar takimin dhe bisedimin me të.
Nëpërmjet telefonit, na u kërkua që pyetjet lidhur me temën të i adresojmë në postën e tyre elektronike.
KIKS Kosova patjetër që qe i interesuar që të njoftojë kompaninë me akuzat dhe të u mundësohet hapësira e tyre për versionin e historisë.
Mirëpo edhe pse pyetjet në postën e tyre elektronike janë dërguar qysh para një muaji, përgjigje lidhur me këto akuza nuk morëm asnjëherë.
The post ISP Broadcast nuk reagon ndaj akuzave, nuk jep përgjigje për operimin e paligjshëm (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.