Ismajli shpalos planet për Fushë Kosovën, thotë se shumë prona komunale kaluan në private

Ismajli shpalos planet për Fushë Kosovën, thotë se shumë prona komunale kaluan në private

Hasan Ismajli, kandidat i pavarur për kryetar të Fushë Kosovës në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka bërë të ditura disa pika nga programi i tij politik.

Për planin zhvillimor të komunës, Ismajli tha se ende nuk ekziston, duke shtuar se komuna e Fushë Kosovës vuan për prona komunale.

“Programi im politik është i ndërtuar në tri shtylla kryesore, zhvillimi i qëndrueshëm i komunës, transparenca dhe vendimmarrja nga qytetarët”, tha Ismajli.

Ai shton se në Fushë Kosovë është ndërtuar shumë, por pa strategji.

Ndërkohë që shton se ka shumë prona komunale në hapësirë të vogël që kanë kaluar në prona private. / Klankosova.tv

The post Ismajli shpalos planet për Fushë Kosovën, thotë se shumë prona komunale kaluan në private appeared first on Klan Kosova.