Ismaili: Shpresoj që Prishtina ta shfrytëzojë mundësinë për ndryshim

Ismaili: Shpresoj që Prishtina ta shfrytëzojë mundësinë për ndryshim

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e votës.

Pasi votoi, Ismaili u deklarua edhe para mediave, transmeton Klankosova.tv.

Ai thotë se shpreson që Prishtina sot ta shfrytëzojë mundësinë për ndryshim.

“Sot është një ditë e mirë për Prishtinën, në të cilën vendosim të gjithë për të ardhmen e saj për katër vjetët e ardhshme. Së pari dua të falënderoj qytetarët që më kanë pritur jashtëzakonisht mirë kudo që kam shkuar. Shpresoj që të shkojë edhe sot ditë e mirë”.

“Ka qenë një fushatë e jashtëzakonshme për të gjithë ne, dhe i falënderoj të gjithë vullnetarët e gjithë ata që kanë kontribuuar që kjo fushatë e jona të shkojë në mënyrën më të mirë që e kemi pa. Shpresoj që Prishtina ta shfrytëzojë mundësinë për ndryshim, në mënyrën që Prishtina të jetë një qytet që duam ta shohim, të zhvilluar”, tha ai.

The post Ismaili: Shpresoj që Prishtina ta shfrytëzojë mundësinë për ndryshim appeared first on Klan Kosova.